Të paktën 24 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Boliviane u përplas me makina në qytetin e El Altos.

Kjo u njoftua nga shefi i policisë lokale Heriberto Valencia në transmetimin e kanalit televiziv ED24.

“Pati raportime për 22 vdekje, por tani dihet se 24 persona kanë vdekur”, vuri në dukje ai.

Ministrja e Shëndetësisë në Bolivi, Marcela Flores, tha se dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 37.

Më 27 shkurt, një avion C-130 Hercules rrëshqiti nga pista dhe u përplas me makina gjatë uljes në aeroportin e El Altos . Shkaqet e mundshme të tragjedisë përfshijnë akullin në pistë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb