Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e shtatë personave nën rrënojat e një ndërtese të goditur nga një raketë ruse në Vilniansk, rajoni Zaporizhzhia.

Lajmi u bë i ditur nga Zëvendës shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës Kyrylo Tymoshenko në një postim në Telegram.

“Raketat ruse ranë gjatë natës në një ndërtesë banimi në Vilniansk, në rajonin Zaporizhzhia. Dhjetra shpëtimtarë, vullnetarë dhe shërbime komunale janë ende duke punuar në vend. Trupat e shtatë personave u hoqën nga rrënojat. Ngushëllime për të dashurit. Puna po vazhdon”, tha Timoshenko.

Ai tha se në ndërtesë në momentin e sulmit ndodheshin tre familje, ose rreth dhjetë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb