Tekniku i Bylisit, Naxhi Shensoi komentoi barazimin 1-1 me Tiranën.

“11 pikë në 9 ndeshje? Kemi merituar më shumë pikë në këtë periudhë. Jo vetëm sot ndaj Tiranës, por edhe në ndeshje të tjera kemi luajtur mirë. Na ka munguar edhe fati, sepse u ndëshkuam në minutat e fundit. donim të merrnim tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

E merituam fitoren, por fati e ndihmoi Tiranën. Po të shihnit ndeshjen nuk do kuptohej kush skuadër lufton për titull e kush për mbijetesë. Sidomos në pjesën e parë kemi dominuar, ku kemi krijuar 3-4 raste për shënim. Kishim edhe një rast për penallti në pjesën e parë, por nuk u pa në VAR. (pasi shikon rastin në përsëritje, pranon që është faull, por jashtë zone).

A mori skuadra përgjegjësi? Po. Unë nuk ndahem nga grupi i lojtarëve. U keqkuptuam ndaj Kukësit. Kemi pësuar gola vetëm nga goditjet standarde, kemi folur me lojtarët dhe jam i kënaqur për lojën. Merituam më shumë sot, humbën 3 pikë të çmuara. Do vazhdojmë deri në fund, por nëse vazhdojmë kështu dhe përmirësohemi në mbrojtje, do të shpëtojmë. Jemi në situatë të vështirë, por nëse vazhdojmë kështu do të vijnë edhe rezultatet.

Shumë gabime në mbrojtje? Humbja e vetëbesimit është arsyeja pse bëjmë këto gabime në mbrojtje. Por goli nuk erdhi për meritë të Tiranës, sesa një mungesë përqendrimi i mbrojtësve tanë”, ka thënë Shensoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: