Numri një i stolit të Erzenit, Alfred Delialliasi është shprehur i bindur se skuadra do mbijetojë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me Kukësin (0-0), Delialliasi tha se ekipi shpërdoroi shumë.

“Erdhëm në Kukës vetëm për të fituar ndeshjen, e filluam mirë takimin. Humbëm raste të mira njëri pas tjetrit me Nonaton dhe Ademin, por ky është rezultati i ndeshjes.

Unë e kam thënë dhe më parë që Erzeni do të mbijetojë, dikush mund t’i ketë bërë llogaritë gabim. Pjesën e parë ne dominuam dukshëm ndaj kundërshtarit. Kisha shumë pak alternativa për ndeshjen e sotme.” – tha Deliallisi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: