Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Skënderbeut dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Vllaznisë.

“Ky është futbolli. Unë dua t’i uroj ekipit të Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër e mirë, ndoshta skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Ne i provuam të gjitha, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, por me një episod u vendos ndeshja dhe na kushtoi tre pikët. Humbim shumë raste, ky është futbolli. Unë jam i sigurt që çunat donin të shënonin gol, ishte dy herë Rashica, një herë Nikaj, Rabiu në sekondat e fundit. Unë jam i sigurt që bëmë gjithçka me dëshirën për të bërë gol. Por nuk ia dolën dhe Vllaznia e meritoi të fitonte ndeshjen.

Ishim në rregull në fushë, provova module të ndryshme në sulm. Në 5 minutat e fundit i futa në qendër se do provonim me top të gjatë me krosime. Nuk është fundi i botës, por nuk ishte mirë, patjetër, se ishte ndeshje në shtëpi dhe atmosfera e bukur. Nuk jemi kënaqur fare me rezultatin. Vllaznia do luftojë për kampion dhe ishte në Korçë, ku ne mendojmëpër fitore. Por e thashë që bravo Vllaznia, e ne të mendojmë për javën tjetër. Të gjithë javët janë të vështira, edhe kundër Kukësit ishte, përsëri një javë e vështirë ndaj Egnatias. Por nga fillimi ishte kështu e do vazhdojë deri në fund”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: