Tekniku i Teutës, Edi Martini dha opinionin e tij pas barazimit pa gola me Vllazninë.

“Sot shihej që ishte ndeshje e tensionuar, të dyja ekipeve iu duheshin pikët. Vllaznia kënaqej me barazim sepse e ka mbarë kampionatin, por ne duhej të fitonim. Vllaznia luante me topa te Balaj, ne nuk vendosnim topin nën kontroll. Mendoj se barazimi është rezultati i drejtë”, tha fillimisht Martini.

Ju intereson juve barazimi?

“E kërkoja me ngulm ta fitoja këtë ndeshje dhe mendoja se do ta fitonim duke parë edhe formën e Vllaznisë. Edhe pse Vllaznia kishte bërë rotacione, sigurisht që kishte kualitete brenda”.

Meritonte më shumë Teuta?

“Absolutisht po, mjaftojnë golat që kemi pësuar në sekondat e fundit, apo penalltitë që kemi humbur. Do të kishim qenë në katërshe pas asnjë problem. E kam pishman këtë, por fatit nuk mund t’i kundërvihemi”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb