Dhimbja e një gjysheje që endet rrugëve për të siguruar jetën e nipit dhe mbesës, të cilët u braktisën nga nëna e tyre, është sot historia që u bë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.

70-vjeçarja rrëfeu në studion e emisionit disa muaj më parë, dhe mes lotëve tregoi dhimbjen që e ka kapluar shpirtin. Ajo shprehu trishtimin për atë që ka ndodhur me jetën dhe fëmijët e saj.

Mes shumë sëmundjesh dhe pamundësisë për të rritur dhe mbajtur ekonomikisht familjen, pas peripecive të rënda me nusen e djalit dhe vetë djalin, i cili aktualisht ndodhet në burg, ajo ka mbërritur sot në studio për herë të tretë. Aty tregoi se dhimbja dhe problemet në shtëpi janë shtuar edhe më shumë.
Djali i saj ka probleme shëndetësore, nusja është martuar me dikë tjetër dhe ka braktisur fëmijët e mitur në rrugë, të cilët tani ndodhen në Shkodër.

“Ai po griste disa dokumente. Por unë mendoja se po më griste dokumentet, certifikatat e fëmijëve. Ika me qira se ndihesha e kërcënuar nga ish-nusja. Ajo lyente penxheren me ilaç me gjëra. Më përndjek, nuk më ka lënë rehat. Agroni, djali, iku në Francë se kishte borxh për fëmijët. E ëma nuk i ndihmonte fare. Ajo më hynte në çdo shtëpi. Ajo pi. Zhvishet….e di vetë ajo. Unë e dija se ishte nusja e çunit tim, por ishte e të tjerëve. Unë e dija se ishte e djalit tim…po.. Djalit i jepte një ilaç dhe ai flinte 24 orë…Unë thoja pse s’po më merr djali në telefon. Shkova te shtëpia e tyre dhe gjeta një djalë tjetër. Ajo kishte dhe një djalë tjetër. Unë doja ta kuroja djalin, ta çoja te 5-sa. Policia na erdhi te shtëpia dhe na e shoqëruan. E ofenduan djalin. Unë ika në këmbë. E kishin futur në bodrum direkt. Kërkova djalin, por s’ma nxorën. 6 makina e çuan te 5-sa. I thonë; do bësh gjilpërën. Ishte top nga mendja. Nuk u zinte dhe më shante. Ai bënte vetëm llafe me nipin tim që ishte në Francë. Letrat i ka bërë kështu se më ka dhunuar mua, se kështu donte polici. Ai e rrahu në furgon. Atë e dhunuan, sa i bie të fikët. E dinë ata pse e dhunuan. Ai nuk i kundërshtoi kur e shoqëruan. E goditën në stomak, sa i doli hemorragji.”, tha e moshuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb