BANGLADESH

Nusja e ISIS, Shamina Begum mund të varet sepse mbështet terrorizmin nëse shkon në Bangladesh, u shpreh ministri i Jashtëm. Abdul Momen u shpreh se qeveria e tij, nuk ka lidhje aspak me Begum, pavarësisht besimeve që është nënshtetase e Bangladeshit.

Ai tha që 19-vjeçarja mund të arrestohet nëse ajo shkon në Bangladesh dhe paralajmëroi se vendi do të vendosë dënim kapital për këdo që është i lidhur me terrorizmin.

Sajid Javid, sekretar në Britani arriti ta hiqte Begum nga nacionaliteti i saj në shkurt, duke mohuar pretendimet e saj për t’u kthyer nga Siria në shtëpi.

Bugum nga Bethnal green në Londrën perëndimore ishte 15-vjeç kur ajo dhe dy vajzat e saj shkuan t’i bashkoheshin ISIS në Siri përgjatë shkurtit të 2015-ës.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb