ELBASAN-Ngre dorën ndaj nënës së burrit me të cilin ishte martuar. Nusja prej kohësh e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht vjehrrën 68 vjeçe, histori kjo që ndërpritet në momentet që policia e arreston ne flagrancë nusen dhunuese.

Policia e Elbasanit bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasen me iniciale Xh.Q, 39 vjeçe, pasi akuzohet se ka rrahur vjehrrën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Mal, në Elbasan dhe 39-vjeçarja u arrestua nga efektivët e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi në banesën e saj, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: