Trabzonspor po mendon që të blejë përfundimisht kartonin e Muçit nga Besiktas, por për momentin, po merr kohë deri në vendimin final. Nuk janë të këtij mendimi, trajneri i Trabzon, Fatih Teke bashkë me stafin teknik, pasi duan që klubi të nxitojë.
“Nëse tarifa e transferimit paguhet para përfundimit të sezonit, performanca e Muçit do të përmirësohet dhe qëndrueshmëria do të vazhdojë”- mësohet të ketë thënë stafi.
Nëse dëshiron të blejë Muçin, Trabzonspor është i detyruar të paguajë 8.5 milionë euro, ndërsa huazimi ka kushtuar 1 milionë euro.
