Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Europës me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, duke theksuar se “Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane”.
Në postimin e tij, Rama ka ndarë edhe një fotografi nga një aktivitet i lidhur me procesin e integrimit në Bashkimi Evropian, ku shfaqet së bashku me komisioneren Marta Kos dhe ministren daneze Marie Bjerre.
Fotoja është realizuar gjatë hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, më 17 nëntor 2025. Në të tre shihen duke prerë një tortë në një ceremoni simbolike të organizuar me këtë rast.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, ka shkruar Rama në mesazhin e tij.
Mesazhi vjen në një moment kur procesi i integrimit të Shqipërisë në BE vijon me hapa të mëtejshëm diplomatikë dhe institucionalë.

