2 pikë në 5 ndeshje, zero fitore për këtë vit, një tjetër humbje me përmbysje. Partizani po kalon momentin më të vështirë këtë sezon, një ekip i transformuar totalisht këtë vit, kjo u vërtetua edhe një herë në sfidën përballë Laçit.

Të kuqtë e kanë të vështirë të jenë konkurrues, e kanë të vështirë të dalin me pikë edhe kur kalojnë të parët në avantazh. Ajo që shqetëson akoma më shumë ambientin është mënyra e reagimit, mënyra se si lojtarët sillën në fushë dhe si reagon trajneri Colella. Humbja e radhës ajo kundër Laçit bëri që trajneri Colella të dorëzohet publikisht, në përfundim të sfidës tekniku italian nxori Partizanin nga gara për titull:

Colella
Colella

“Ne nuk jemi më në garë për titullin nga sot, 6 pikë nga Tirana janë shumë. Ka shumë skuadra dhe ne me shume mundësi nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk jemi ne kandidatët për titullin në këto momente, është e dukshme. Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk mund të thotë se është kandidate për titull. Para se ta thonë të tjerët, e them unë”, u shpreh Colella, deklaratë kjo që nuk është pritur mirë nga ambienti në shtëpinë e kuqe.

Colella
Colella

Në një situatë të tillë, trajneri është i pari që përfundon nën akuzë, por për momentin drejtuesit e Partizanit po marrin më shumë kohë për të vlerësuar pozitat e Colella-s, për momentin burime për “Sport News”, konfirmojnë se nuk priten ndryshime, por italiani pa diskutim është nën provim, kërkohet një reagim i shpejtë në të kundërt e pret shkarkimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: