TIRANA

GJKKO e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/drejtorit të OFL Artan Shkëmbi.

Artan Shkëmbi është hetuar që 6 muaj më parë pas një informacioni top-secret të ardhur nga Gjermania.

Ky informacion ishte për një grup kriminal të trafikut të drogës, që Artan Shkëmbi si dokument ia dorëzoi një prej anëtarëve të këtij grupi duke dekonspiruar informacionin.

Por autoritetet gjermane kanë dekriptuar mesazhin dhe fillimisht GJKKO dhe më pas Ardi Veliu me urdhër ka pezulluar nga detyra Shkëmbin i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb