SPAK ka zgjatur me 3 muaj pezullimin nga detyra të zv.drejtorit të OFL Artan Shkëmbi, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Ky i fundit vitin e kaluar ka nxjerrë sekrete hetimore duke dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane.

Pikërisht autoritetet gjermane kanë kërkuar në Shqipëri informacione për grupin kriminal, dhe më pak kuptuan se këta të fundit informoheshin nga një zyrtar i lartë Policie.

Shkëmbi akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb