Policia ka vizituar shtëpinë e familjes së të dashurës së yllit të Manchester United, Mason Greenwood, pasi ajo shpërndau një video të tmerrshme, ku pretendonte se ishte dhunuar prej tij.

Dy oficerë kanë shkuar sot në shtëpinë e Harriet Robson, në Stockport, pasi ajo postoi imazhet e tmerrshme, ku shfaqej me prerje dhe e gjakosur, ndërsa shprehej se ja kishte shkaktuar sulmuesi 20-vjeçar anglez.

Gjithashtu, modelja ndau dhe një mesazh zanor, duke u grindur me një burrë, vitin e kaluar, ku personi e kërcënoi se do ta sulmonte. Manchester United tha se ishte në dijeni të akuzave, por nuk do të komentonte, derisa faktet të vërtetoheshin. Nga ana tjetër, sponsori i Grenwood Nike tha se kompania ishte “thellësisht e shqetësuar nga akuzat”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb