Irani koordinoi sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin për të minimizuar viktimat, raporton Neë York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë.

Sipas burimeve, Irani duhej të kundërsulmonte simbolikisht Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë ta bënte këtë pa shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm.

Një strategji e ngjashme me atë të miratuar në vitin 2020, kur Irani paralajmëroi Irakun përpara se të lëshonte raketa balistike kundër një baze amerikane në vendin arab për t’u hakmarrë për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb