Pankarta pikante ka pasur në 6 ditët e protestave masive në Tiranë ku kërkohet tashmë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në pankarta shpesh janë rreshtuar edhe aferat e qeverisë Rama, ndërsa një vend të “veçantë” ka zënë megaskandali me ish zëvendës kryeministren Belinda balluku.

Ditën e djeshme qytetar mbante në duar një pankartë ironike në lidhje me zbulimin e fundit të SPAK, ku emri i Ballukut lidhet me atë të ish-drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare.

“O Bela do e vesh një vilë në emrin tim”, thuhet në pankartë.
Lidhja e dyshuar mes Igli Tares dhe Belinda Ballukut ka të bëjë me një vilë në bregdetin Jon shqiptar, brenda një kompleksi turistik.
Banesa dyshohet se i është ofruar ish-zëvendëskryeministres si ryshfet për një kontratë të dhënë një kompanie ndërtimi në kohën kur ajo drejtonte shoqërinë e kontrollit të trafikut ajror Albcontrol. Për të humbur gjurmët e operacionit, vila është regjistruar në emër të Igli Tares, i cili, sipas hetuesve, do të kishte nënshkruar “një kontratë fiktive qiraje me ish-shefen e kabinetit të Ballukut”. Prokuroria pretendon se, de facto, banesa i përkiste ish-zëvendëskryeministres, e cila gjatë këtyre viteve e kishte përdorur atë së bashku me familjen e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb