TIRANE

Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea ndau edhe një episod personal në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Njësoj si Hyqmeti i cili është ai që ka ftuar dr. Orionin pasi babai i tij, Koço Gliozheni ka bërë të mundur që ai dhe nëna të tejkalonin lindjen e vështirë dhe të jetonin.

Gjebrea rrëfeu se edhe historia e tij është e njëjtë me Hyqmetin pasi nëna e tij u gjend përpara rrezikut për jetën, por fatmirësisht të dy shpëtuan.

Kam pasur fatin, them kam pasur fatin ta takoj. Ne në fakt na shkruajnë shumë por shumë pacientë nga më të ndryshmit sepse mirënjohja për mjekët nuk mbaron dhe zakonisht themi mjekët nuk është se nuk ua krijojmë këtë shans sepse mjekët sa herë që vijnë thonë “bëjmë detyrën” dhe jam i sigurt, doktor Orioni nuk a dëgjon, jam i sigurt që edhe kur të vijë këtu do të thotë “babai im ka bërë detyrën, unë kam bërë detyrën” por rasti juaj ishte shumë specifik, pse jo, në një moment të veçantë e trajtojmë edhe ne shumë dashuri. Ndoshta-ndoshta edhe për faktin që ne të dy na bashkon e njëjta histori, e njëjta histori që ka ndodhur me ty ka ndodhur edhe me nënën time. Edhe ajo ka firmosur, edhe asaj i thanë që “o djali, o ti” dhe ajo tha që “le të lindë djali” dhe për fat, jetuam të dy.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb