Mes thirrjeve dhe mesazheve të forta politike në protestën para Kryeministrisë, një qytetar deklaroi se tubimet do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Duke iu drejtuar protestuesve, ai bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në tubimin e radhës, të paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 18:00 në Tiranë.

“Do të jemi këtu derisa ai të mos jetë më këtu. Ndaj ju lutem mos harroni, nesër është e shtunë, në orën 18:00 këtu të jetë e gjithë Shqipëria”, u shpreh protestuesi.

Ai theksoi se mobilizimi nuk duhet të kufizohet vetëm brenda vendit, por duhet të përfshijë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.

“Madje më e pakta është e gjithë Shqipëria. Këtu duhet të jetë e gjithë diaspora. Duhet të bashkohen vëllezërit e motrat nga të gjitha trojet”, deklaroi ai.

Në fund të fjalës së tij, qytetari përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, duke theksuar vendosmërinë e protestuesve për të vazhduar tubimet.

“Jemi këtu për t’i thënë se e kemi seriozisht, o ne, o ti, Rame”, tha ai mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të pjesëmarrësve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb