Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka reaguar për mbylljen e sinjalit të transmetimit të News24, duke e cilësuar si dhunë ndaj fjalës së lirë dhe të pavarur.
Mziu tha se News 24 ishte dhe mbeti dallëndyshe e parë e medias në Shqipëri dhe zëri i lirë në mediat shqiptare.
“Ne sot jemi në diktaturë, mbyllet një televizion me polici dhe ushtri, ndërkohë ndaj krimit, korrupsionit, zjarreve masive dhe trafikantëve ndërkombëtar të dragës, Qeveria është e pandjeshme, Policia dhe Ushtria të padukshme.
Pushteti tenton të kontrollojë çdo zë, çdo media, sot jemi në një diktaturëvtë plotë.
Heshtja sot, është heshtje për çdo media, për çdo shtresë qytetarësh dhe individë, ndaj reago “O Sot O Kurrë”, thuhet në mesazhin e deputetit të PD, Xhelal Mziu.
