Sot është planifikuar dhe thirrur protesta më e madhe ndonjëherë, që prej nisjes së tubimeve të dielën e kaluar.
Në një javë protestuesit kanë ndezur energjinë dhe revoltën për të ndryshuar qeverinë dhe larguar kryeministrin Edi Rama nga drejtimi i vendit.
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës si ndëshkim për keqqeverisjen, arrogancën dhe shpërfilljen e interesave të qytetarëve.
Përgjatë ditëve të protestave, revolta është zhvilluar jo vetëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë, por edhe në rrugët e kryeqytetit.
Në një mobilizim edhe më të gjerë, shqiptarët kanë dalë në protestë edhe në qytete të tjera shqiptare si Korça, Vlora, Durrësi, Fieri, Shkodra, etj.
Po ashtu, protesta të fuqishme janë organizuar edhe në qytete të mëdha evropiane si Londra, Berlini, Mynihu apo Milano, ndërsa të tjera janë thirrur edhe në SHBA dhe Kanada.
