Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj opozitës, të cilën e quan kënetë dhe kreun e saj “buf”.
Rama shprehet se epitetet e tij tregojnë realitetin, pasi PS kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë një kënetë, duke kujtuar borxhet dhe mungesën e energjisë elektrike që plotësohej nga gjeneratorët.
“Kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim më barbar të gjuhës shqipe kjo është normale. Kënetë e çfarë kënete, sepse bufi i vërtetë është ku e ku me këtë bufin me dy këmbë e dy duar. E gjetëm Shqipërinë një kënetë. Borxhet në sistem, gjeneratorët nga të katër anët, të shpoheshin hundët nga djegia e motorëve të gjeneratorëve nëpër Tiranë. Dhe kur shoh sot se ku jemi, nuk ka të krahasuar, kemi dalë nga këneta. Oazet që i kishte falur Zoti për merak i kthyen në këneta”, tha ai.
(BalkanWeb)
