Editorët e kanalit të Youtubes “Baracksdubs” kanë krijuar një video të re të presidentit të Amerikës, Barack Obama, i cili këndon këngën e reperit Drake.

“Baracksdubs” fjalimet e liderëve botërorë i shndërron në këngët e famshme, raporton ‘Time’.
Këtë herë kanë publikuar videon me këngën e Drake “Hotline Bling”, që e interpreton Barack Obama. Obama në këtë video paraqitet edhe duke vallëzuar si Drake.

Ky kanal më parë kishte krijuar video me Obamen duke kënduar këngën e Taylor Swiftit “Shake It Off”, dhe këngën “Upton Funk” të Bruno Marsit dhe Mark Ronsonit.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: