Davide Frattesi është objektiv i parë i Interit. Kështu raporton La Gazzetta dello Sport, me klubin zikaltër që duket optimist për transferimin e mesfushorit.

Dje, drejtuesit e nënkampionëve të Europës u takuan me Sassuolo-n, duke vendosur në pjatë edhe kartonat e 2 lojtarëve të Primaveras së Interit: Giovanni Fabbian dhe Samuele Mulattieri.

Sassuolo kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. 23-vjeçari Davide Frattesi ka luajtur më parë për skuadra të ndryshme si Monza, Empoli dhe Ascoli.Në shtëpinë e Interit janë të hapura edhe shumë çështje të tjera. Akoma nuk është e vendosur e ardhmja e Lukakut, ndërsa emrat më të lakuar që mund të afrohen në skuadër janë mesfushori Milinkovic Savic i Lazios dhe mbrojtësi Koulibaly i Chelseat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb