Sezoni futbollistik po shkon drejt përfundimit dhe te PSG nuk duan të humbasin kohë. Parisienët kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton dhe objektivi kryesor i klubit duket të jetë mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva.
Siç raportohet nga gazeta franceze e lajmeve Le10sport, Luis Campos, i ngarkuar për t’u marrë me merkaton e kampionëve të Francës po përpilon listën e afrimeve të mundshme dhe Silva shihet si prioriteti kryesor.
Campos, i cili e solli Silvën në Ligën Franceze me Monacon në vitin 2014, dëshiron të ribashkohet me portugezin këtë verë në Paris.
Drejtuesit e PSG do të shfrytëzojnë në maksimum të gjitha mundësitë për të bërë realitet transferimin. Marrëdhënia e Silvas me Kylian Mbappe ka qenë përherë e mirë dhe pikërisht ky i fundit mund të bindë 28-vjeçarin të kalojë në Parkun e Princave.
(BalkanWeb)
