Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, është shpallur krimineli i vitit, nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – një rrjet i qendrave investigative, mediave dhe gazetarëve. Në vend të dytë është renditur bashkëshortja dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndërsa në vend të tretë është kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, i cili akuzohet për një mori aferash korruptive.

“Ndonëse ai e cilëson veten si lider progresist e pro-perëndimor, e që kohët e fundit ndihmoi vendin e tij të anëtarësohet në NATO, teksa është në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Gjukanoviç ka ndërtuar strehën më të mirë të krimit të organizuar në botë”, vlerëson projekti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: