TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është komanduar në krye të degës së kësaj force politike në Durrës. Ndonëse pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më këtë lëvizje, Basha vë në krye të fushatës së PD në Durrës deputetin Bylykbashi.

Kjo lëvizje vjen pas largimit të Osman Stafës nga detyra e kreut të PD në Durrës, dhe ristrukturimit të kësaj degë.

Mësohet se Oerd Bylykbashi do të drejtojë degën e PD në Durrës deri në mbylljen e fushatës në këtë qark për zgjedhjet e përgjithshme.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: