Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u fol për luftën në Ukrainë, ku një ndër të ftuarat, ishte edhe ish-ministrja e Mbrojtës, tashmë deputete në Parlament, Mimi Kodheli.

Ish-ministrja tha se Shqipëria po ndjek me përpikëmëri detyrat e NATO-s, ndërsa theksoi se nëse preket territori polak, atëherë Shqipëria do të jetë zyrtarisht në luftë. Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji, theksoi se Ballkani ndodhet në një situatë e brishtë, e nëse Serbia planifikon tensione në Kosovë, efekti domino mund të bjerë edhe mbi Shqipërinë.

Pjesë nga diskutimi:

Kodheli:
Shqipëria ka të detyrueshme të ketë një plan emergjent mbrojtje. NATO ndan me aleatët se kush bën çfarë. Patjetër që e ka një plan. Shqipëria ka një qasje tjetër në raport me agresionin. Edhe ne e kemi një plan. Ditën që je bërë anëtar i NATO-s s’ka më ndihma, ka blerje. Në planin e përgjithshëm të NATO-s ne i kemi bërë shumë mirë gjërat që janë caktuar. kjo duhet të na qetësojë.

Zheji: Kemi lidership dhe ne dimë t’i shkojmë pas lidershipit. Ne të ecim në rresht e kemi të përkryer. Kur thash plani B, ne si shqiptarë a kemi një plan ‘dy duar për një kokë’?

Kodheli: Edhe Kosova edhe pse nuk është anëtar i NATO-s ka një plan të përcaktuar nga NATO. Këto kushtet janë të përcaktuara. I gjithi është një program i tërë. Duke qenë se NATO është prezent fizikisht në Kosovë, Kosova nuk mund të ketë një plan jashtë asaj që është përcaktuar. Kosova ka një mision në NATO. Besomëni, një cm i prekur në territorin e Shqipërisë, është prekur Britania, Uashingtoni, Parisi. Në Kosovë hy një tjetër traktat në lojë.

Zheji: Është një episod i frikshëm i një lufte jo koloniale. Bota nuk ishte mësuar për këto luftëra në Evropë. Kjo luftë ka veç ashpërsisë në raport me civilët. Aty janë varrosur të gjallë shumë civilë, në atë fabrikë të shkrirjes së çelikut, ka qenë më e madhja në Evropë. Kjo ne si evropianë na krijon panikun që po kthehen skenat bardhezi të Luftës së II Botërore. Të një lufte që nën kërcënimin e një lufte të tretë atomike, lejohet një shtet të sulmojë një shtet tjetër dhe njerëzit të bëjnë sehir. Por cili është mekanizmi për të prodhuar këtë luftë. Në Luhansk dhe Donetsk janë Republika popullore të pavarura. Mbi këtë model të mbivendosjes kërkohet preteksti i ndërhyrjes. Këto republika njohin si referencë Moskën. Ky skenar në mënyrë minore e kemi parë në Ballkan. Vuçiç që konsiderohet si një mjeshtër për të mbajtur 2 qëndrime në 1 qëndrim, mund të vendosë të dyja këmbët në Lindje dhe të kërcënojë Kosovën. BE nuk është më aq kompakte. Ne thamë disa shtete që nuk e njohin Kosovën, Greqia që na intereson më shumë, Spanja dhe Rumania. Nuk shoh një plan real, të mundshëm. Jemi me të vërtetë një nga zonat më të brishta. Në efektin domino, nëse ndodh një gjë në Kosovë ndodh edhe në Shqipëri.

Kodheli: Ati i shenjtë, Papa Françesku ka folur për krahinizëm të shoqërisë. Rusia tha që po vij te ty, po iu vras gratë dhe fëmijë për të mirën tuaj. Ne duhet të gjithë bashkë të flasim më shumë për krizën e madhe humanitare. Jo vetëm për çka ndodh sot në këtë fabrikën e famshme në Mariupol, por varret masive e të gjitha. Është e vërtetë që duhet ta kemi vëmendjen nga Ballkani. Kjo luftë ka shqetësuar shumë vende kufitare. Finlanda dhe Suedia janë dy vende që duan të futen në NATO. Një shqetësim i jashtëzakonshëm është në Poloni. Nuk pritet të vijnë të provokojnë Kosovën, se provokojnë kufirin me Poloninë dhe je zyrtarisht në luftë. Ka raportime për rezervat. Ka një limit të nevojshëm. Ka një ligj të përcaktuar. Mos ardhtë dita që ta vërtetojnë që këto rezerva mjaftojnë dhe t’i vendosim në zbatim. Mund të përballeshim në situata më të trishta seç po përballemi sot. E gjithë situata është më e ngarkuar dhe e rithash, mund të precipitojë nga momenti në moment. Mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe ne në të voglën tonë duhet të jemi të vëmendshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb