Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe me presidentin e Libanit Joseph Aoun dhe kryeministrin e tij Naëaf Salam, për të diskutuar situatën në Liban.

Armiqësitë midis Izraelit dhe grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani vazhdojnë të përshkallëzohen në Liban. Sipas raportimeve të fundit ushtria izraelite hyri në disa fshatra libaneze pranë kufirit të shënuar nga OKB-ja midis Libanit dhe Izraelit.

Hezbollahu ka lëshuar gjithashtu raketa dhe dronë drejt Izraelit, si përgjigje të sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron është shprehur: “Ritheksova domosdoshmërinë që Hezbollahu të ndërpresë menjëherë sulmet e tij kundër Izraelit dhe më gjerë.”

Gjithashtu deklaron se i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit që të ruajë integritetin territorial të Libanit dhe të përmbahet nga një ofensivë tokësore.

Ai thotë se Franca do të vazhdojë të mbështesë forcat e armatosura libaneze për t’i dhënë fund kërcënimit që paraqet Hezbollahu dhe po ndërmerr hapa për të mbështetur civilët libanezë të zhvendosur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb