Lionel Messi është kthyer në çështje te PSG. Ylli argjentinas u pezullua për dy ndeshje, pasi u largua nga vendi pa marrë leje nga klubi. Kjo situatë ka bërë që sulmuesi të mendojë për largimin nga Parisi.

Te PSG shpresojnë që “Pleshti” të qëndrojë në Parkun e Princave, të paktën edhe për sezonin që vjen. Sipas Sunday Times, oferta e kampionëve të Francës është më e mira nga skuadrat që luajnë në Champions League. Gjithsesi, rinovimi i kontratës duket mision mjaft i vështirë.

Pas Lionel Messit është vendosur edhe klubi arab i Al-Hilal. Këta të fundit janë të gatshëm të plotësojnë tekat ekonomike të lojtarit, për të firmosur në Saudi Professional League.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: