Kevin Dodaj është lojtari i Vllaznisë, i cili kërkohet nga Giori. “Panorama Sport” zbuloi interesimin e klubit hungarez, ndërsa vetë Alban Xhaferi ka konfirmuar ofertën zyrtare.
Presidenti i Vllaznisë tregon se Dodaj do të japë kontributin e tij në Ligën e Konferencës. Më pas pritet të hapet drita jeshile për largimin e tij.
“Ka shumë oferta në lidhje me Dodajn. Kemi ofertë zyrtare nga një klub hungarez, por Dodaj do luajë në Europë me Vllazninë. Dhe shpresojmë të shkëlqejë, kemi besim, siç ka shkëlqyer në kampionat.
Dhe sigurisht që në momentin kur të jetë më e mira për lojtarin, klubin dhe të gjithë, edhe Kevini do transferohet sepse do jetë edhe sukses për të ardhmen dhe karrierën e tij”, u shpreh Xhaferi.
