E ardhmja e Mike Maignan te Milani ndodhet në një moment kyç. Këtë javë pritet takimi vendimtar mes drejtuesve kuqezinj dhe agjentit të portierit, me synimin për të mbyllur rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor.
Tare dhe Furlani kanë përgatitur një propozim “alla Leao” për ta bindur Maignan: kontratë deri në 2029-ën, me opsionin deri në 2030-ën, ndërsa paga totale kap shifrën e 7 milionë eurove. Shifra të njëjta me ato të sulmuesit portugez, duke e bërë kështu kapitenin lojtarin tjetër më të paguar në skuadër. Një sinjal i fortë për të blinduar kapitenin dhe për të larguar interesimin e Juventusit, Chelseat dhe Manchester United.
Pas një periudhe tensioni në fillim të vitit, kur rinovimi dukej i ngrirë pas disa gabimeve vendimtare, situata ka ndryshuar. Vendimtare ka qenë roli i trajnerit Max Allegri, i cili e ka konfirmuar Maignan kapiten dhe pikë referimi të skuadrës. Portieri francez ka reaguar me paraqitje të nivelit të lartë dhe ka hapur sërish derën për dialog.
Në ambientin kuqezi mbizotëron optimizëm i kujdesshëm. Një Milan i rikthyer në nivele të larta dhe një ofertë në përputhje me rëndësinë e lojtarit janë elementët që mund të çojnë drejt marrëveshjes përfundimtare.
