Shumë persona u plagosën pas të shtënave me armë që ndodhën të martën mbrëma në një fabrikë në Ohajo.

Policia e New Albany mori një telefonatë për një sulm të armatosur në orën 22:30 dhe shkoi në Smith Mill Road North, ku ndodhet fabrika e kompanisë kozmetike KDC/One.

“Policia e New Albany aktualisht po heton incidentin në objektin e KDC/One,” tha përditësimi i policisë së orës 23:38. Skena mbetet aktive dhe forcat e policisë kanë rrethuar ndërtesën. I dyshuari ose të dyshuarit mbeten të panjohur. Banorëve të zonës u është bërë thirrje që të shmangin zonën”.

Mediat lokale raportojnë se të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, disa prej të cilëve janë dërguar në spital. Sipas postimeve të Real Time News në platformën e rrjeteve sociale X, i dyshuari thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet i lirë. Autoritetet po kërkojnë nga kushdo që mund të ndihmojë në hetimin e rastit të kontaktojë policinë lokale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb