Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, por edhe me rrëfimin e tij.

Kim ka marrë pjesë në American Idol, por ka prekur shumë me historinë e tij. Teksa flet për nënën që ndodhet ende në Kosovë, sytë i mbushen me lotë. Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.

Kimi është me origjinë nga Kosova por tani jeton në Brooklyn. Ai punon në një restorant, ndërsa në American Idol këndoi “Heal” nga Tom Odell. “Unë nuk e kufizoj veten, mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, tha ai.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.

Në fakt, muzika e ndihmoi të mësonte anglishten, të cilën e mësoi vetëm gjashtë vjet më parë.

Kur ai i pa për herë të parë jurinë tha:”Më dukej si një ëndërr, por kisha shumë nevojë që dikush të më godiste një shuplakë,” tha ai. “Ishte padyshim diçka që më bëri të ndihesha i gjallë sepse kisha nevojë për të pas kaq shumë vitesh luftë, më bëri të ndihem mirë”.

Ai nuk është më në kërkim të famës, muzika e Kimit do të thotë shumë më tepër për të tani, ai thjesht dëshiron të bëjë një ndryshim në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb