Me tensione ka vijuar protesta e sotme në Rrjoll, ku banorët e zonës janë përplasur ashpër me policinë, teksa refuzojnë zbatimin e ndërtimit të resortit. Pamjet që shihni tregojnë protestuesit e lënduar pas përleshjes me policinë, ndërsa një prej tyre ka marrë plagë në këmbë.
Të dy të lënduarit rënkojnë nga dhimbjet, ndërsa janë në barelat e ambulancës.
“Si për çdo ditë protestuam për tokat e të parëve tanë. Policia na hodhi gaz lotsjellës. Edhe djalin ma goditën me grushte. Sot e shihni vetë. Ne nuk do të kthehemi pas. Na kanë goditur me gurë na kanë dhunuar në mënyrën më makabren të mundshme. Do të vazhdojmë pa ndalin, deri sa të dalë e drejta.”, tha protestuesi.
