OKB-ja denoncon “apatinë” e botës përballë vuajtjeve të miliona njerëzve në planet, ndërsa nisi një apel humanitar q% duket se është reduktuar ndjeshëm për vitin 2026 për t’iu përgjigjur rënies së drastike të fondeve.

“Kjo është një epokë brutaliteti, pandëshkueshmërie dhe indiference”, tha shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, në një konferencë për shtyp në Nju Jork.

Mes të tjerash ai zbuloi një plan, versioni i zvogëluar i të cilit shpreson të mbledhë të paktën 23 miliardë dollarë për të ndihmuar 87 milionë njerëz në Gaza, Sudan, Haiti, Mianmar dhe Ukrainë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: