Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën të mërkurën vlerësohen në rreth 7 miliardë dollarë, ose afërsisht 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit. Vlerësimi është bërë nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe është publikuar sot.

Sipas raportit paraprak të UNDP-së, analiza është kryer në orët e para pas tërmeteve shkatërruese dhe bazohet kryesisht në imazhe satelitore dhe të dhëna demografike për zonat e prekura.

Megjithatë, organizata thekson se ky vlerësim nuk përfshin dëmet në infrastrukturë, pasojat më të gjera ekonomike apo kostot afatgjata të rindërtimit.

UNDP nënvizon se ndikimi i përgjithshëm ekonomik i fatkeqësisë natyrore mund të jetë deri në tre herë më i lartë se vlerësimi fillestar, ndërsa autoritetet vijojnë të vlerësojnë shkallën e plotë të dëmeve dhe nevojat për rimëkëmbje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb