Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zgjatur edhe për një vit mandatin e Misionit të Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA).
Projekt-rezoluta e vënë në votim gjatë takimit për Afganistanin u miratua unanimisht.
Në rezolutë thuhet se mandati i UNAMA-s është zgjatur deri më 17 mars 2026, pa asnjë ndryshim në kompetencat e saj.
UNAMA është themeluar në vitin 2002 me Rezolutën 1401 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mandati i saj është zgjatur çdo vit. UNAMA, me selinë e saj në Kabul, ka rreth 1200 anëtarë të stafit.
(A.A/BalkanWeb)