Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Antonio Guterres, shprehu të hënën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e luftimeve në Sudan , duke bërë thirrje për ofrimin e sigurt të ndihmës humanitare.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon fuqimisht raportet për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në El Fasher, duke përfshirë sulme pa dallim dhe shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe dhunën me bazë gjinore dhe sulmet dhe keqtrajtimin me motive etnike”, tha një zëdhënës i Guterres në një deklaratë.

Më herët dje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u tha gazetarëve se ndërhyrjet e jashtme në Sudan po dëmtojnë perspektivat për paqe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb