“Zbulimet në dosjen e “Epstein” mund të kategorizohen si krime kundër njerëzimi”, ka deklaruar OKB.

Miliona dokumente të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxorri në pah skandale të shumta pasi përmbanin prova shqetësuese të abuzimeve seksuale, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të grave dhe vajzave.

Siç deklaron OKB këto akte mund të konsiderohen skllavëri seksuale, zhdukje me forcë, torturë, trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe femicid.

“Këto krime u kryen në kontekstin e besimeve supremaciste, racizmit, korrupsionit, mizogjinisë ekstreme dhe komodifikimit dhe dehumanizimit të grave dhe vajzave nga pjesë të ndryshme të botës”, thanë ekspertët e OKB-së në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: