Përdorimi i pajisjeve teknologjike për një kohë të gjatë po dëmton shikimin e fëmijëve. Okulistët japin alarmin se nga depistimet që po kryhen në shkolla tek fëmijët e klasave të para, është vërejtur se një pjesë e madhe kanë dëmtim të shikimit.

Edhe në praktikën e përditshme mjekët okulistë thonë se myopia po haset më së shumti.

“Myopia është ajo që ka një rritje që është e dukshme, sepse janë pajisjet digjitale ato që krijojnë problem me shikimin larg. Dhe gjatë depistimit shumica e fëmijëve që janë testuar kanë dalë me problem me miopinë”, Rubin Topi, okulist.

Studimet kanë faktuar se dëmet nga qëndrimi për orë të tëra përpara ekraneve, qofshin këto smartfonë apo kompjuter, janë të shumanshme.

Dhe në këto kushte ekspertët këshillojnë që të evitohet përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: