Sindroma e syrit të thatë shkakton djegie, irritim dhe vështirësi në shikim. Okulistja Alda Zani shpjegon se përdorimi i qerpikëve falsë dhe i lenteve të kontaktit mund të kontribuojë në këtë problem, ndaj higjiena dhe kujdesi profesional janë thelbësore.
“Qerpikët falsë, ataku, ngjitësi që përdoret për qerpikët fals ngjit edhe gjëndrat e kapakut të cilat lëshojnë një pjesë yndyrore. Duke i bllokuar ato, ne prishim cilësinë e lotit sepse ataku zbukuron qerpikët tanë sepse vendos qerpikët fals, por nga ana tjetër prish cilësinë e lotit dhe ka shumë vajza dhe gra të cilat përdorin qerpikët fals, vijnë në një moment me sy të skuqur, të mbyllur, pikërisht për këtë arsye. Mirë është nëse vendosen, të vendosen larg rrënjës së qerpikut dhe ataku ose ngjitësi të jetë profesional, të mos jetë shumë toksik.”, tha ajo.
Alda Zani shtoi se: “Edhe higjiena, higjiena është shumë e rëndësishme e qerpikëve falsë, duhet të kenë një higjienë shumë të mirë, është njësoj si lentet e kontaktit sepse këto janë trupa të huaj dhe çdo trup i huaj i vendosur në trupin tonë, duhet të jetë sa më i pastër. Lentet patjetër. Lentet vendosen në sipërfaqen okulare dhe bllokojnë oksigjenimin e kornesë dhe prishin lëvizjen natyrale të lotit në sipërfaqen okulare duke e tharë syrin. Madje ka persona që duhet patjetër të përdorin lot artificial që lentja të qëndrojë e puthitur dhe pa shkaktuar skuqje apo probleme të tjera.”.
