Ditën e hënë është zh villuar olimpiada kombëtare e matematikës dhe e formimit të përgjithshëm e cila ka filluar në datën 1 qershor dhe vazhdon në datën 9. Ditën e hënë kanë qenë klasat e gjashta dhe rezultatet më të larta në matematikë për klasat e 6-ta mes 50 nxënësve pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia i ka arritur nxënësi Devis Samarxhi.

Devisi është nxënës i klasës së 6-të në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi”, Tiranë. Në këtë olimpiadë, 12-vjeçari Devis Samarxhi ka marrë pikët maksimale, duke u vlerësuar me vendin e parë, me 17 pikë, ndërsa vendi i II dhe i III janë vlerësuar me pikë të barabarta, me 15 pikë. Fitorja për Devisin ishte e pritshme, pasi sipas tij, në matematikë është shumë i fortë dhe veç të tjerash, lëndët ekzakte janë ato që e tërheqin më shumë. Edhe në të ardhmen dëshira e tij është që të vijojë studimet e larta për mjekësi, pikërisht për pasionin që ka për këto lëndë.

Siguria në vetvete është ajo që transmeton Devisin sapo e shikon, edhe gjatë olimpiadës ai nuk i lë emocionet të prevalojnë, por i sigurt shprehet se e priste fitoren. “E prisja të fitoja në matematikë, është lënda që preferoj më shumë. Studimet e larta dua t’i vijo për mjekësi, sepse profesioni që dua është të bëhem doktor”, shprehet me siguri 12- vjeçari, Devis Samarxhi.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: