TRANSFERIM- Olivier Giroud nuk do të vazhdojë edhe shumë gjatë të jetë pjesë e skuadrës së  Chelseat. Sulmuesi i Kombëtares së Francës  nuk ka gjetur minuta të vazhdueshme me “Blutë” e Londrës dhe kjo e ka shtyrë të mendojë largimin në muajin janar.

Kontrata aktuale e Giroud përfundon në vitin 2019. Ai po pret një rinovim kontrate, por drejtuesit duket se nuk e kanë më në listë të objektivave. “TRTSport” ka raportuar se drejtuesit e Besiktasit e dëshirojnë transferimin e francezit në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e njohur turke është gati të ofrojë rreth 6 milionë euro për transferimin e Giroudit. Për 32-vjeçarin është gati një kontratë për dy vite e gjysmë me pagë prej tre milionë eurove.

(n.m/BlkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb