TIRANE – Partizani po bën përpjekje serioze për t’iu kthyer lavdisë që i mungon që pas fillimit të viteve ’90. Për herë të parë, pas gati dy dekadash, të kuqtë po luftojnë për titullin kampion. Ndërkohë që në fushë lojtarët po jepnin maksimumin, edhe në shkallët e stadiumit nuk mungoi spektakli i tifozëve. I ftuari i nderit i presidentit të Partizanit Gaz Demi ka qenë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Ndërsa presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj u duk në tension në shkallët e stadiumit, teksa tymoste një puro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb