Drejtori i Partizanit, Olsi Rama u ndal të fliste pas sfidës së humbur 1-0 ndaj Egnatias, në finalen e “Final Four”.

“Nuk më vjen mirë të humbas, sidomos me këtë format. Egnatia nuk vodhi ndonjë gjë, e meritoi. Urime. Ky eksperiment na shkatrroi nga nervat me pjesën e motivimit. Erdhi një arbitër që na solli shiun dhe sot ishte me pushime.

Nuk kishte asgjë për ta komplimentuar. Ai mendon se do të na tregojë ne si luhet futbolli. Në Angli kemi parë një tjetër futboll, por kur jepen 7 minuta shtesë kur loja është vonuar, nuk tërhiqtë farë vërejtje. Më duket e turpshme, ai kishte ardhur për pushime dhe nuk donte 30 minuta të tjera. Hëngri një drekë të mirë dhe iku.

Partizani duhet të bënte më shumë, finalja nuk i falet një kundërshtari të tillë. S’duhet të hynim ashtu në pjesën e parë. Do ta analizojmë këtë pjesë.

Ndryshimi i skemës? Partizani ka qenë kundër që në fillim. Nuk e dimë si do të luajmë në kampionatin tjetër. Do të përgatitemi për kupat e Europës dhe për titullin vitin tjetër.

Pishman nuk kam, hidhërimi i lojtarëve sjell keqardhje. Është mundi i një sezoni të plotë. Nuk luaj unë, luajnë ata”, tha Rama.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb