Olta dhe Dea kanë thyer rregullat e formatit të Big Brother Vip Albania.

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra-tjetrën pa mikrofona.

Kjo është parë si një thyerje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.

Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave./Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: