TIRANE – Jennifer Lopez, Madonna, Tina Turner, apo Demi More janë vetëm disa nga personazhet që kanë pasur histori dashurie me partnerë më të vegjël në moshë. Por sigurisht, ato nuk kanë ekskluzivitetin. Duket se ky trend i femrave të showbiz-it ndërkombëtar po përqafohet edhe në vendin tonë.

Aktorja e “Portokalli”-së Renada Caci është e para që ka deklaruar lidhjen me një mashkull 8 vjet më të vogël në moshë. Së fundi po përflitet edhe aktorja Olta Gixhari. Thuhet se 30-vjeçarja është lidhur me një djalosh 22-vjeçar. Djali me inicialet Xh.N është student i një universiteti të njohur në Tiranë.

Olta Gixhari dhe 22- vjeçari kanë disa muaj që shoqërohen, madje aktorja është parë ta shoqërohet me të dashurin e saj në makinën e tij luksoze. Madje shumë foto që Olta ka publikuar janë realizuar në makinën e Xhek.

Olta është treguar shumë e rezervuar për këtë raport të ri dhe në fakt deri tani ka arritur ta mbajë të fshehtë. Çifti kanë bërë disa udhëtime së bashku, ndërsa djaloshi thuhet se ka publikuar edhe foto në rrjetet sociale.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: