Ceremonia e 98-të e Academy Awards u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, ku u shpërblyen arritjet më të mira të kinemasë për vitin. Mbrëmja u drejtua nga komediani Conan O’Brien dhe solli momente emocionuese, surpriza dhe fjalime të ndjera nga fituesit.
Filmi One Battle After Another, i drejtuar nga Paul Thomas Anderson, dominoi ceremoninë duke fituar disa çmime, përfshirë edhe çmimin kryesor për Filmin më të Mirë. Ndërkohë, çmimin për Aktorin më të Mirë e fitoi Michael B. Jordan për rolin e tij në Sinners, ndërsa Aktorja më e Mirë u shpall Jessie Buckley për interpretimin në Hamnet.
Lista e plotë e fituesve të Oscars 2026
Filmi më i mirë:
One Battle After Another
Aktorja më e mirë:
Jessie Buckley – Hamnet
Aktori më i mirë:
Michael B. Jordan – Sinners
Aktorja më e mirë në rol dytësor:
Amy Madigan – Weapons
Aktori më i mirë në rol dytësor:
Sean Penn – One Battle After Another
Regjisori më i mirë:
Paul Thomas Anderson – One Battle After Another
Filmi më i mirë i animuar:
KPop Demon Hunters
Filmi më i mirë ndërkombëtar:
Sentimental Value
Dokumentari më i mirë:
Mr Nobody Against Putin
Skenari më i mirë origjinal:
Sinners – Ryan Coogler
Skenari më i mirë i adaptuar:
One Battle After Another – Paul Thomas Anderson
Kënga më e mirë origjinale:
“Golden” – nga filmi KPop Demon Hunters
Muzika më e mirë origjinale:
Sinners – Ludwig Göransson
Kinematografia më e mirë:
Sinners – Autumn Durald Arkapaw
Montazhi më i mirë:
One Battle After Another – Andy Jurgensen
Zëri më i mirë:
F1
Efektet vizuale më të mira:
Avatar: Fire and Ash
Production Design:
Frankenstein
Casting:
One Battle After Another
Make-up & Hairstyling:
Frankenstein
Kostumografia:
Frankenstein
Filmi më i mirë i shkurtër i animuar:
The Girl Who Cried Pearls
Filmi më i mirë i shkurtër me aktorë:
The Singers dhe Two People Exchanging Saliva (barazim)
Dokumentari më i mirë i shkurtër:
All the Empty Rooms
Kjo ceremoni e Academy Awards u karakterizua nga konkurrenca e fortë mes filmave One Battle After Another dhe Sinners, të cilët dominuan pjesën më të madhe të çmimeve dhe u kthyen në protagonistët kryesorë të Oscars 2026.
