Vendet prodhuese të naftës OPEC+ kanë vendosur sot për uljen e prodhimit të lëndës djegëse me rreth 2 milionë fuçi në ditë duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm
Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+, të cilët prodhojnë më shumë se 40% të naftës në botë, mbajt një takim virtual të enjten për të diskutuar prodhimin e vitit 2024 mes shqetësimeve se tregu mund të përballet me një tepricë të mundshme.
Prodhimi i tyre prej rreth 43 milionë fuçive në ditë është një pasqyrim i shkurtimeve të mëhershme të prodhimit të naftës që në total arrijnë në rreth 5 milionë fuçi në ditë.
Arabia Saudite do të shkurtojë prodhimin me rreth 1 milionë fuçi, Rusia me rreth 500 mijë fuçi në ditë dhe të tjerët do të kontribuojnë gjithashtu në shkurtime, sipas Reuters.
